Tre ditë pas përfundimit të një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, Elon Musk përdori platformën e tij të re mëngjesin e së dielës për të përhapur një teori konspirative të çuditshme anti-LGBTQ rreth sulmit ndaj Paul Pelosi në San Francisko.
Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla dhe personi më i pasur në botë, sipas Forbes, publikoi postimin në Twitter, i cili u fshi më vonë pasi shkaktoi reagime të ashpra në internet, ndërsa përballej me shqyrtimin mbi planin e tij për të rikthyer monitorimin e përmbajtjes në faqen e mediave sociale. Ai po i përgjigjej një postimi të Hillary Clinton në Twitter.
Ish-sekretarja e shtetit duke iu referuar arrestimit të një të dyshuari për sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi – shkroi të shtunën në mëngjes, “Partia Republikane dhe zëdhënësit e saj tani përhapin rregullisht urrejtje dhe teori konspirative të çmendura. Është tronditëse, por jo e habitshme, që dhuna është rezultat. Si qytetarë, ne duhet t’i mbajmë ata përgjegjës për fjalët e tyre dhe veprimet që pasojnë.” I dyshuari kishte deklaruar pikëpamje konspirative, të së djathtës ekstreme.
Musk u përgjigj me një postim në Twitter që thoshte, “Ka një mundësi të vogël se kjo histori mund të ketë më shumë sesa duket në plan të parë” duke e shoqëruar me linkun e një artikull të pabazë anti-LGBTQ të “Santa Monica Observer”. Deri në orën 10:30 të mëngjesit të së dielës, postimi kishte marrë më shumë se 30,000 ‘retweets’ dhe më shumë se 110,000 likes, përpara se të fshihej më pak se një orë më vonë.
Vitin e kaluar, Los Angeles Times raportoi se Santa Monica Observer ishte “i njohur për publikimin e lajmeve të rreme” dhe një herë pretendoi “se Hillary Clinton kishte vdekur dhe se një trup i dyfishtë ishte dërguar për të debatuar për Donald Trump”.
Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e çiftit në Pacific Heights mëngjesin e së premtes. Autoritetet besojnë se 42-vjeçari, banor i East Bay, David DePape hyri në banesë me dhunë duke kërkuar Nancy Pelosi, e cila ka qenë një objektiv qendror i teorive konspirative të ekstremit të djathtë, siç është mashtrimi masiv QAnon.
DePape kishte mbushur faqet e internetit me këto teori së bashku me mashtrues fanatikë drejtuar njerëzve me ngjyrë, grave, hebrenjve dhe të tjerëve. Senatori shtetëror Scott Wiener, një demokrat nga San Francisko, tha të shtunën se komplotet në internet po nxisnin njerëzit në dhunë dhe se politikanë si ai dhe Pelosi janë kthyer në shënjestra.
Paul Pelosi, i cili sipas policisë u godit me një çekiç kishte nevojë për një operacion për të riparuar një kafkë të thyer dhe lëndime në krahun e djathtë. Ai pritet të shërohet plotësisht.
Komentatorët e së djathtës ekstreme dhe artikulli i promovuar nga Musk, kanë kapur një audio-regjistrim të një polici në San Francisko që transmetonte informacione për ndërhyrës nga Paul Pelosi, i cili telefonoi 911. Polici tha se telefonuesi “deklaroi se nuk e di se kush është, por ai këshilloi që quhet David dhe se është shok.”
Polici po informonte se DePape, jo Paul Pelosi – kishte “këshilluar që emri i tij është David dhe se ai është një mik”.
Prokurori i Qarkut të San Franciskos, Brooke Jenkins mbajti një konferencë të shkurtër shtypi të dielën për të shuar dyshimet që janë shfaqur në mediat sociale pas sulmit të dhunshëm ndaj Paul Pelosi-t.
Policia theksoi se “ishin vetëm dy persona në shtëpi në kohën e incidentit”, tha Jenkins. “Ne nuk kemi asgjë për të sugjeruar se dy burrat ishin njohur me njëri-tjetrin përpara këtij incidenti.”
Të enjten, në një mesazh për “Twitter Advertisers”, Musk shkroi se ai po blen rrjetin social për të mbështetur “një shesh të përbashkët dixhital të qytetit, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatohet në një mënyrë të shëndetshme, pa përdorur dhunë”. Ai vazhdoi, “Twitter padyshim nuk mund të bëhet një peizazh ferri i lirë për të gjithë, ku çdo gjë mund të thuhet pa pasoja.”
Kompania është përballur prej kohësh me dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes dhe nëse ndodhin pushime nga puna, një reduktim i stafit ndoshta do të dobësonte aftësinë e kompanisë për të monitoruar përmbajtjen. Të premten, Musk njoftoi se do të formonte një këshill për të trajtuar pyetjet e përmbajtjes.
Musk është përballur me shqyrtim në të kaluarën për postimet në Twitter në të cilat ai zbulonte informacione të ndjeshme të korporatës ose sulmonte njerëzit në mosmarrëveshje. Në vitin 2018, ai e quajti një “djalosh pedo” një eksplorues britanik i cili mori pjesë në një shpëtim dramatik në shpellë në Tajlandë. Vitin e ardhshëm, një juri e gjykatës civile e liroi Musk – i cili e fshiu postimin në Twitter dhe kërkoi falje – nga akuzat për shpifje.