Si i përballojnë shpenzimet e fëmijëve jashtë shtetit? Meta: Kemi një pallat…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu.

I  pyetur për shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit, Meta është shprehur se shpenzimet e tyre i përballojnë nëpërmjet një pallati që kanë ndërtuar me firmën e Edi Ramës nga i cili nxjerrin të ardhura.

Ndërkohë që ndër të tjera ish-Presidenti Meta ka treguar se fëmijët e tij do të rikthehen në Shqipëri sepse me vendin kanë një lidhje shumë të fortë.

“Fëmijët e mi do të kthehen në Shqipëri dhe kjo është e padiskutushme dhe kanë një lidhje shumë të fort me vendin.

Unë jam i bindur që vendi do të ndryshojë tërësisht.

Mesazhi ynë, i PL është që Shqipëria iu përket të rinjëve. Kështu që kjo është histori e përfunduar dhe misioni im kryesor.

Vajza e madhe është kthyer dhe ka përfunduar studimet e shkëlqyera për matematike dhe financë edhe dy fëmijët e tjerë vijojnë studimet.

Nëse qytetarët pyesin se si ja bën Meta dhe Monika për shpenzimet, ata duhet ta dinë se ne kemi një pallat brenda rregullave dhe normave me firmën e Edi Ramës, me të cilin përballojmë shpenzimet e fëmijevë. Jo se edukimi në Shqipëri është i keq por për t’ju dhënë një pavarësi më të madhe atyre.”- tha Meta.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV