‘Çfarë po bëni për të penguar emigrimin?’/ Rama: Edhe spanjollët ikin nga vendi i tyre…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, ka folur për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

I pyetur se çfarë po bën qeveria për të frenuar emigrimin e të rinjve, Rama tha se ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjitha vendet. Ai u shpreh se çdo i ri ka ambicie dhe nuk mund t’i thuhet “mos u largo”.

Ndër të tjera ai tha se edhe mjekët spanjollë ikin nga vendi i tyre, pavarësisht se Spanja është një vend i pasur.

“E para mendoj se çdo i ri ka të drejtën të ketë ambicie për të shkuar në hënë. Nuk mund t’i thuash rri këtu, çdo i ri ka të drejtë të çajë detet mallet, qiejtë. Sot kemi mundësinë për të lëvizur jashtë. E dyta ne nuk jemi një vend i cili është në grupin e vendeve më të zhvilluara dhe më të pasura.

Je i lirë të shkosh dhe ta provosh.Ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjitha vendet.Avazi plakja, plakja është dhe djallëzor dhhe duket sikur këtë taksirat e ka vetëm Shqipëria. Shikoni Italinë, humbet çdo vit 500 mijë bebe. Shikoni Spanjën, 12 mijë mjekë kanë ikur nga Spanja.

Ata thonë po ikim se do na dalë pensioni i ulët dhe jo kemi pagën e ulët. Kush thotë në Shqipëri nuk ka të ardhme, i them e ke gabim. Kush mendon se jashtë është më kollaj, të shkojë ta provojë dhe ta shikojë sesa i mbeten në fund.”

Të fundit

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e...

Shenja jete jashtë sistemit diellor? Çfarë zbuluan astronomët në planetin e largët

Astronomët kanë zbuluar deri më tani shenjat më premtuese të një shenje jete jashtë sistemit tonë diellor. Duke përdorur të dhënat nga Teleskopi Hapësinor James...

“Rroftë dashnorja”/ Belind Këlliçi për deklaratat e Ramës: Gjuhë seksiste dhe fyese

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka dënuar gjuhën, sipas tij, ‘të papranueshme’ që kryeministri Edi Rama përdori një...

Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: Blen vullnetin e qytetarëve me para në dore

Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun, e cila po u blen votat qytetarëve me para në dorë. Përmes...

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e saj të fuqishëm në shfaqjen...

Lajme të tjera

Web TV