Lëre fëmijën ta gjejë vetë zgjidhjen e mërzisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Kush nuk është hasur me momentet e fëmijëve në shtëpi me vështrimin bosh duke ngulur sytë në tavan? Apo me ata që shprehen orë e sekondë “ jam i mërzitur”? Një fëmijë që hedh sytë diku çdo 30 sekonda, praktikisht po bërtet: “Jam i mërzitur!” Ndërsa mërzia është një ankesë e përhershme e fëmijëve deri në moshë të rritur, sipas studimeve ky fakt nuk duhet të shqetësoj prindërit pasi tregon elementë zhvillimi të domosdoshëm për fëmijën. Ndonëse në moshën shkollore përvoja e mërzisë lidhet drejtpërdrejt me paaftësinë e një fëmije/nxënësi për të përqendruar vëmendjen, në rastet kur fëmija është në stadin parashkollor, kjo lloj mërzie lidhet me gjetjen e rrugëve krijuese nga vetë fëmija.

Mërzia nxit kreativitetin.

Të qenit i mërzitur është lidhur me rritjen e kreativitetit. Është një mundësi për të krijuar e gjetur argëtimin tuaj. Nëse fëmijët janë të mërzitur, mos ndërhyni shpejt. Lërini të zbulojnë anën e tyre krijuese. Kujtojuni atyre burimet në dispozicion dhe madje sfidojini ata të bëhen krijues. Fëmijët kanë mendje të jashtëzakonshme kur lihen të pavarur. Autori i madh Charles Dickens do të bënte shëtitje të gjata për t’i shpëtuar mërzisë dhe për të liruar mendjen e tij krijuese. Mërzia ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë kreativ në zgjidhjen e problemeve, atëherë lëreni të mërzitet. Mërzia është një sfidë unike brenda vetes, dhe kjo është arsyeja pse mërzia tek fëmijët e vegjël (e jo vetëm) nuk shihet shqetësuese nga psikologët. Nëse vazhdimisht i përgjigjemi mërzisë së fëmijëve tanë duke u ofruar atyre gjëra për të bërë, ata humbasin një mundësi për t’i zgjidhur vetë problemet e tyre e rrjedhimisht do kërkojnë zgjidhje për hallet e tyre gjithmonë nga ju e paaftësi për të qenë të pavarur. Nuk është gabim të ofroni aktivitete pozitive ndonjëherë, por sfidoni ata së pari që të gjejnë rrugën e tyre krijuese për të mos u mërzitur. Të njëjtat aftësi të përdorura për të zgjidhur mërzinë i ndihmojnë ata të zgjidhin probleme të tjera gjatë gjithë jetës së tyre. Nëse i argëtojmë vazhdimisht fëmijët tanë kur ata janë të mërzitur, ata do të humbasin zbulimin e pasioneve. Mërzia inkurajon të kalojmë drejt qëllimeve dhe projekteve që janë më përmbushëse se ato që po ndjekim aktualisht. Psh: një fëmijë që përjeton mërzi, mund të gjej se i pëlqen kërcimi pasi dëgjon me vëmëndje një tingull apo pëlqen një lëvizje, dikush tjetër gjen të merret me një vegël muzikore e ushtrohet gjithnjë e më shumë, dikush tjetër krijon një lojë të re etj.
Kur fëmijët e brezit të sotëm mërziten, përgjigja e tyre e parë është të marrin telefonat e tyre në dorë. Ky proces vegjetativ mendor automatik përsëritës e mbilodh gjëndjen e tyre duke i bërë të ndihen edhe më keq krahasuar me një lojë aktive, ku ata lëvizin, vrapojnë apo mendojnë zgjidhje të ndryshme gjatë aktivitetit.

Lexo edhe :  Anormaliteti politik dhe normaliteti anormal i qytetarëve

Inkurajimi për të mbajtur mërzinë larg teknologjisë sot shihet nga ekspertët e shëndetit mendor dhe të zhvillimit si një komponent mjaft i rëndësishëm për detoxin e mendjes dhe trupit të mbingarkuar elektronikisht. Mërzia shërben si një Pauzë nga ai stimulim, duke sjellë më shumë shanse për minimizimin e stresit. Kjo liri krijon hapësirë që mendja të endet në mendime e imazhe, trupit i jepet mundësia të qetësohet dhe rrjedhimisht truri ka më shumë gjasa të përpunojë atë që është e rëndësishme e të gjej rrugë të reja. Dëshiron të jesh një prind i mirë? Lëre fëmijën tënd të mërzitet. Mos vrapo t’i afrosh zgjidhje të shpejta… lëreni ta gjej vet zgjidhjen e mërzisë së tij… Kështu i mundëson zhvillimin e ideve krijuese të zgjidhjes së problemeve dhe e ndihmon të zhvillojë aftësi për tu kujdesur për veten. Sigurisht që kjo nuk nënkupton Neglizhimin apo ta Braktisni fëmijën tuaj.… Sugjerimi i aktiviteteve e lojrave të ndryshme ka gjithmonë benefite për zhvillimin e tyre, por thelbi në reflektimin e këtij shkrimi është të mos jeni shumë “të ngjitur” me fëmijën tuaj, nëse dëshironi që ai/ajo të rritet psikologjikisht.

Të fundit

Dalin raportimet e para: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Të paktën 406 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Iran, tha një grup për të drejtat e njeriut. Sipas...

Cilat janë “gabimet e marra” që bëri Biden për Kosovën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në rrjetet sociale,...

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të...

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të kaluar dhe një incidenti të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

Lajme të tjera

Web TV