“Përplasje” tek Edukimi/ Açka: Kush ndihet i lodhur të dalë jashtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Edukimit ku po zhvillohet seanca dëgjimore me rektorët e Universiteteve të rretheve. Në momentin deputetiEduart Ndreca mbaroi fjalën e tij deputetët mesa duket janë lodhur nga seabca e gjatë kanë kërkuar mbylljen e mbledhjes, por kjo ka hasur në kundërshtinë e fortë të drejtueses së Komisionit Flutura Açka e cila i kërkoi deputetit se nëse ndihet i lodhur mund të iki se nuk e vendos ai se kur mbaron mbl;edhja pasi sipas saj të gjithë kanë të drejtën e fjalës.

Në seancë ishte Rektorja e Universitetit të Shkodrës dhe ai i Elbasanit Skënder Topi. Gjithçka u sqarua dhe duket se konflikti përfundoi shpejt. Komisioni është mbledhur prej më shumë se 3 orësh, më parë në komision ishte dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ebis Kushi.

REPLIKAT:

Eduart Ndreva: Ju jeni në bazë. A keni menduar se si mund të shpëtohet dega e mësuesisë. Mësues me cilësi të dobët përkthehet me negativitet për brezat e ardhshëm. Ju keni menduar diçka.

Flutura Açka: Zoti Topi ka qenë shumë i ndjeshëm dhe kur kemi shkuar në rektorate.

Eduart Ndreca: Duike i kujtuar ndjesë profesorit.

Të fillojë diskutimi nga e para nuk është korrekte.

Skënder Topi: 30 sekonda

Foli kryetarja, foli nënkryetari mbyllet.

Flurura Açka: Se kur mbyllet diskutimi atë e di unë nëse jeni i lodhur mund të ikni. Zptëri se kur mbyllet diskutimi kjo është çështje tjetër. Zoti Ndreca ka të drejtë të bëjë pyetjen, zoti Topi të përgjigjet. Kush ndjehet i bezdisur derën e ka të hapur.

Anëtarët flasin nga vendi pa mikrofon, nuk dëgjohen.

Skënder Topi: Profesor Ndreca duke qenë se vjen nga dusha akademike është i ndjeshëm në këto tema por pyetjet duhet të ja bënte ministres dhe eksperteve të arsimit. Profesor Ndreca po më dëgjon. Ka një mekanizëm për futjen në mësuesi.

Të fundit

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Lajme të tjera

Web TV