Putin i sëmurë rëndë/ Spiunazhi Kremlinit zbulon dokumentet, kanceri ka avancuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin vuan nga kanceri i Parkinsonit dhe i pankreasit. Lajmim është konfirmuar pas publikimit të disa dokumenteve nga spiunazhi i Kremlinit.

Thashethemet për shëndetin e dobët të Putin, qarkullojnë prej muajsh që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, pasi ai është shfaqur vazhdimisht i paqëndrueshëm në publik dhe besohet se ai ndiqet nga një ekip mjekësh që e monitorojnë vazhdimisht.

Sipas kanalit Telegram General SVR i cili ka pretenduar prej kohësh se Putin vuan nga kanceri, ka deklaruar së fundmi se ai ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit.

Javën e kaluar u raportua se të afërmit e tij janë të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit, pasi dyshohet se ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor, pasi kjo gjë po bëhet e dukshme dhe do të shihet nga elitat në Rusi si një ‘shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit’.

Një burim i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë konfirmoi se Putin është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe se presidenti është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit.

“Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putini është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit”, pohoi burimi i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë.

Të fundit

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV