VIDEO/ Çmenduri në grupin D! Tottenham mposht Marseille në sekondat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham ka fituar ndaj Marseille si mysafir me rezultat 2-1, duke bërë që anglezët të kalojnë tutje si lider të grupit. Ndërsa Eintracht Frankfurt fituan si mysafir ndaj Sportingut për të marr vendin e dytë në grup.

Grupi D që nga fillimi ishte cilësuar si më i balancuari dhe ashtu doli, pasi vetëm ndeshjet e fundit caktuan dy ekipet që vazhdojnë në Ligën e Kampionëve dhe atë që do të luajë në Ligën e Evropës.

Skuadrat që shënonin fitore e kishin të sigurt kalimin në fazën tjetër,

Marseille ishte më e mirë në pjesën e parë dhe kjo iu shpërblye në fundin e këtij fraksioni, me Chancel Mbemba që shënoi për 1-0.

Por Tottenham arriti të barazojë shirat meClement Lenglet në minutën e 54-të, pas një goditje të bukur me kokë të tij.

Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte e zjarrtë dhe me shumë raste nga të dyja palët, por gola nuk kishte deri në minutën e pestë të kohës shtesë.

Pas disa rasteve të humbura nga Marsille, ishin Tottenham që shënuan pas një kundërsulmi me Pierre-Emile Hojbjerg, që shënoi për 2-1.

https://twitter.com/All_Goalss/status/1587565232070721536?s=20&t=fyQXRPT-qeTQ6Q3Feye3uw

Ky rezultat e ngjiti në vendin e parë Tottenhamin, ndërsa e zbriti në pozitën e fundit Marsillen që u eliminuan nga garat evropiane.

Në anën tjetër edhe ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Eintracht Frankfurt ishte e bukur dhe me shumë raste, ku gjermanët fituan 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, që shënuan me Arthur Gomes në minutën e 39-të për 1-0.

Por gjermanët u kthyen në pjesën e dytë, me Daichi Kamada që barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë.

Frankfurt kaloi në epërsi në minutën e 72-të, kur Randal Kolo Muani shënoi për 2-1.

Lexo edhe :  Mungesa e tij i kushton shtrenjtë Santosit, Neymar nuk gjen “rehat” as në Brazil

Deri në fund gola nuk kishte dhe Eintracht Frankfurt kaloi tutje me 10 pikë, pas Tottenhamit që ka 11 pikë.

Sporting kalon në Ligën e Evropës, ndërsa Marseille eliminohet nga garat evropiane.

Të fundit

‘Ekskluzive’/ Çfarë paralajmëron nesër Rama nga podcasti i përjavshëm ‘Flasim’

Rama ka shprehur në mesazhin e tij se do të bëj me dije një përbajtje ekskluzive. Mbetet ‘misterioze’ se...

Dita e verës në Tiranë/ Festime, lule, ëmbëlsira, panaire dhe koncerte

Hapësira të dedikuara fëmijëve për pikturë, poçari dhe një panair libri, ku mund të shprehin krijimtarinë dhe të argëtohen me njëri tjetrin. Në një hapësira...

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon

Shënjestër ishte lagja në kodër, ku kishte edhe vila luksoze. Grupi operonte në shtëpitë më të izoluara në Chieri dhe Moncalieri. U gjetën bizhuteritë...

Programi i Shqipërisë/ Trajneri Silvinjo del nesër para mediave, të hënën nis grumbullimi

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të publikojë ditën e nesërme listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve...

Deklarata vjetore e të ardhurave/ Tatimet: 31 marsi, afati i fundit për dorëzimin

Gjatë këtij viti janë rreth 144 mijë individë që kanë  detyrimin të plotësojnë deklaratën e të ardhurave përsonale ose e njohur ndryshe si DIVA. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV