Çmenduri në Grupin H!/ Benfica i “rrëmben” vendin e parë në grup Parisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1, por nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje si e para e grupit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Benfica fitoi 5-1. Zonja e Vjetër përfundoi si e treta dhe do të vazhdojë të luajë në Ligën e Evropës.

Me të filluar ndeshja PSG ka kaluar në epërsi ndaj Zonjës së Vjetër.

Një bashkëveprim i bukur mes Lionel Messit dhe Kylian Mbappes, ka bërë që ky i fundit me një gjuajtje të bukur të shënojë për 1-0.

https://twitter.com/_Livegoals_/status/1587915353522315264?s=20&t=jT1W9aRcykH2tgRZ-C0lkw

Goli që hapi ndeshjen e bëri edhe më interesante në vazhdim, pasi Zonja e Vjetër u lëshua në sulm.

Pas disa rasteve të mira për shënim erdhi edhe goli i barazimit.

Një aksion i bukur nga e djathta, me një top që e gjen Juan Cuadradon i cili me kokë pason te Leonardo Bonucci i cili shënoi për 1-1.

Edhe pjesa e dytë doli të jetë e bukur, pasi të dy skuadrat donin fitoren.

PSG ktheu epërsinë në minutën e 69-të, kur i sapo futuri në lojë Nuno Mendes shënoi për 2-1.

Juventusi barazoi shifrat në 2-2 me Manuel Locatellin, por në momentin e nisjes së aksionit italiani ishte në pozitë jashtë lojë.

Humbja nuk i pengoi Juventusit të vazhdojë në Ligën e Evropës, pasi që Benfica e mposhti Maccabi Haiffan me rezultat 6-1, për t’i lënë izraelitët në pozitën e fundit, e vetë për të kaluar në pozitën e parë.

Benfica dhe PSG kishin pikë të barabarta, rezultatet të njëjtë në ndeshjet mes tyre, gola të shënuar njëjtë dhe gola të pranuara njëjtë.

Por portugezët kishin më shumë gola të shënuara si mysafir dhe në bazë të këtij rregulli kalojnë tutje.

Të fundit

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Lajme të tjera

Web TV