Regjistrimi në Universitet, ministrja e Arsimit: Ka edhe një raund shtesë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se ka një raund shtesë për të gjithë ata që duan të regjistrohen në Universitet.

“Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhena që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.

Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja.

Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00. Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë process”, shkroi Kushi.

Të fundit

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është "Pallati 176", pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në...

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë...

Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

Shtetet e Bashkuara vendosin B61-12 në bazën ajrore RAF Lakenheath: kjo shënon kthimin e armëve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një plani...

1429 – Lufta Njëqindvjeçare: Zhanë D’ark arrin në Orléansin e rrethuar nga anglezët

Më 29 prill 1429, në një nga kthesat më të mëdha të Luftës Njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, një vajzë 17-vjeçare me emrin Jeanne...

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe vritet ndokush – si me...

Lajme të tjera

Web TV