VIDEO/ Bayern është i pandalshëm, mposht Interit dhe mbyll grupin me pikë të plota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore, ky është Bilanci i Bayern Munichut në Grupin C të Ligës së Kampionëve që ishte etiketuar si ‘grupi i vdekjes’.

Bavarezët e mposhtën Interin në Allianz Arena (2-0) në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në garën më të madhe evropiane për klube.

Benjamin Pavard e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë (32’), ndërsa fitoren e vulosi Eric Maxim Choupo-Moting në gjysmën e dytë (72’).

Në tjetër të këtij grupi, Barcelona ka triumfuar në Doosan Arena kundër Viktoria Plzenit (4-2) në ndeshjen që nuk kishte ndonjë objektiv.

Marcos Alonso me golin e parë për katalunasit (6’) dhe Ferran Torres (44’) i realizuan dy golat e Blaugranëve në fraksionin e parë të lojës.

Tomas Chory e ngushtoi epërsinë nga pika e bardhë (51’), por menjëherë pas, Torres e realizoi golin e dytë personal (54’). Chory ishte sërish në shënjestër për vendasit, ndërsa Pablo Torre e ngriti rezultatin në 4-2 për mysafirët.

Bayern Munich ka arkëtuar 18 pikë rekorde në Grupin C, Interi (10 pikë) kualifikohet në fazën e eliminimit direkt nga pozita e dytë, Barcelona (shtatë pikë) do të luajë në Ligën e Evropë, kurse Viktoria Plzeni nuk ka siguruar asnjë pikë.

Të fundit

“Marrim 3 mandate në Shkodër”, Tom Doshi takim me qytetarët

Mes mijëra simpatizantëve kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidatët për deputet në qarkun Shkodër zhvilluan një...

“Mirë se erdhe Princ Uzuni”, futbollisti i kombëtares bëhet baba për herë të parë

Myrto Uzuni, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin përmes një postimi në Instagram. Futbollisti ka publikuar një...

“Ferri” në New Jersey! Shkatërrohen bizneset digjen mijëra hektarë, evakuohen tre zona

Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood Forest, në Ocean County, New...

Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral sot në Berat. Ai deklaroi se pas anëtarësimit në BE, Shqipëria do marrë 300 milion Euro vetëm për...

Rama batuta me demokratin: “Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi. Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin...

Lajme të tjera

Web TV