Aktorja e njohur humb jetën në një aksidentit të shumëfishtë, plagoset dhe motra e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja australiane Erica Hoy ka humbur jetën në një aksident të shumëfishtë në autostradën Port River Expressway pranë qytezës së Gillman.

26 vjeçarja ishte në makinën që besohet se ka shkaktuar të gjithë aksidentit, ku gjithashtu u plagosën rëndë tre njerëz të tjerë përfshi dhe motrën e saj.

38 vjeçarja Carlie Eileen Richards, u paraqit në lidhje me gjykatën nga një spital në Adelaide pas aksidentit, por u konsiderua e paaftë të merrte pjesë në seancë, shkruante rrjeti vendas The Advertiser.

Policia tha në gjykatë drejtimi i rrezikshëm i mjetit nga Richards ka shkaktuar vdekjen e Hoy plagosjen e rëndë të motrës së saj Lisa, të të dashurit Mike Reader, 29 vjeç, dhe shoferit të një automjeti tjetër, Klio Bruckner.

Policia tha se Richards kishte tentuar të largohej nga skena e aksidentit dhe më vonë kishte refuzuar të pranonte se po drejtonte automjetin.

Duke folur për mediat, babai viktimës Greg Hoy shprehte bijën e tij të ndjerë Erica.

“Ajo nuk na ka sjellë kurrë asgjë për t’u shqetësuar,” tha Greg Hoy.

Erica ishte duke udhëtuar me motrën e saj binjake dhe me të dashurin në kohën e përplasjes.

“Ajo ishte një vajzë e ndritur, inteligjente e pozitive,” tha ai, duke shtuar se e reja po kthehej nga një kurs aktrimi.

Erica dhe motra e saj identike binjake Lisa, kanë lindur nga një nënë japoneze dhe baba australian, para se të vinin në Australi në vitin 2015.

Ato kishin studiuar arte dhe gjuhësi në universitetin e Flinders dhe të dyja kishin pasion filmin.

 

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV