Deputeti i PE doli kundër shqiptarëve, reagon “flakë për flakë” Balla: Të dënohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Europian, Taulant Balla ka dënuar deklaratat e Deputetit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay kundër shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

DËNOJMË DEKLARATAT E NJË ANËTARI TË PARLAMENTIT EUROPIAN KUNDËR SHQIPTARËVE!

Prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrësesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i PE ndaj Qeverisë së Kosovës si një “zgjatim i mafias shqiptare dhe i shtetit të islamizuar shqiptar”, shoqëruar me akuza haluçinante për spastrim fetar të minoritetit serb në Kosovë, të cilët janë të mirë-përfaqësuar në Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin vendor të Kosovës.

Do t’i kërkojmë zyrtarisht Parlamentit Europian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër rracizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentësisht këto deklarata të papërgjeshme dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik dhe fetar.

Kujtoj se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët kundër rracizmit dhe ksenofobisë, për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”. Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Europian është rasti që Bashkimi Europian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë.

Lexo edhe :  Heqja e simboleve të UÇK-së nga 'Arena Kombëtare'/ OVL: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Vërejmë me shqetësim se rublat vazhdojnë të frymëzojnë dhe sponsorizojnë qëndrime të tilla ndaj shqiptarëve, njëlloj sikurse ka ndodhur edhe me Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport tërësisht të pavërtetë të deputetit Dick Marty.

Të fundit

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar...

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të...

Lajme të tjera

Web TV