La punën në ndërtim, i riu nga Dibra fiton deri në 5 mijë euro për një video në Tik-Tok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andrea Gjura është i riu nga Dibra, që ka emigruar në Belgjikë.

Ai është i njohur përmes videove që publikon në Tik Tok, ku shfaqet duke i dhuruar trëndafila, përqafime dhe i bën propozime vajzave të panjohura në rrugë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Andrea tregoi se blen 50 trëndafila çdo ditë dhe fiton shumë para nga videot.

Ai zbuloi se video që i ka dhënë më shumë fitim, ka qenë 5 mijë euro. Sakaq, Andrea theksoi se në fillim punonte në ndërtim, por e la se nuk fitonte kaq shumë para.

Isha një ditë me kushëririn në palestër dhe thash pse mos ta provoj. Lulet i blej çdo ditë, janë natyrale. Në ditë blej minimum 50 trëndafila. Videot i hedh në Tiktok, fitoj me reklamat. Është diçka që të ndihmon shumë. Për një video që arrin 1 milion views, marr një mijë euro. Video më e shikuar kam marr 5 mijë euro.

Dikur kur erdha në fillim punoja në ndërtim, punoja 10-12 orë dhe merrja shumë pak. Prej dy muaj e gjysmë e kam lënë. Kam shumë ide për videot”, u shpreh ai.

Të fundit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Lajme të tjera

Web TV