Përdhunoi shqiptaren dhe u dënua me 9 vite burg, Brazili refuzon kërkesën për ekstradim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho ishte pjesë e një grupi prej të paktën gjashtë personash që përdhunuan në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të.

Në vitin 2019, gjykata italiane e shpalli fajtor ish-futbollistin duke e dënuar me nëntë vite burg.

Një masë të cilës, braziliani i është shmangur (të paktën për momentin) pas rikthimit në vendlindje ndërsa nga ana tjetër, një muaj më parë, Italia kërkonte ekstradimin e 38-vjeçarit për të vuajtur sipas ligjit dënimin e merituar.

Mirëpo, së fundmi, edhe zyrtarisht, Brazili ka mohuar rikthimin e Robinhos në Itali teksa në vendin amerikano-latin nuk ka një ligj për esktradimin e shtetasve të saj. Gjithsesi, Italia ka të drejtën të kërkojë që masa me nëntë vite arrest të zbatohet në Brazil.

Vlen të theksohet se Robinho për asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit duke pretenduar se gjithçka rreth asaj mbrëmje të vitit 2013 ishte kryer me miratimin e vetë vajzës shqiptare ndërsa pendesa e tij e vetme është që nuk u tregua besnik ndaj bashkëshortes.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV