Video-Me pranga në duar/ Tre infermieret që dhunuan të moshuarën dalin para gjykatës

Tre infermieret e qendrës “Orenda” në Pejë, të cilat u shfaqën në një video duke dhunuar një të moshuar, kanë dalë sot para gjykatës.

Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia i ka ndaluar për 48 orë.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin.

Pas kësaj Policia arestoi 3 infermierët, ndërsa e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra.