“Gjumë për kokërr të qejfit mes tropojanëve”, Vasili i nxjerr videon e sikletshme Ramës

Deputeti Petrit Vasili, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale gjatë takimeve që ky i fundit ka bërë sot në Tropojë.

Kryeministri duket tejet i lodhur dhe për një moment dhe sikur e zë gjumi. Me ironi Vasili e krahason Ramën me Lulzim Bashën.

“Fli Edi fli. Sa ngjan me Lulin ky more. Ju kam thene qe eshte thjesht nje idiot i lodhur, qe do vetem gjume! Gjume per kokerr te qejfit ky sot ne mes te tropojaneve, kaq seriozisht i merr hallet e tyre. Vetem nje gje ka ky, qe te vjedh edhe ne gjume”, shkruan Vasili.