“Ai po ikën”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet edhe faza e grupeve në kompeticionet Europa League dhe Conference League. Surpriza e madhe ishte eliminimi i Lazios nga Europa duke u vendosur në vendin e tretë në grup pas humbjes ndaj Feyenoord.

Nga ana tjetër, befasues është largimi i Gerard Pique nga futbolli, i cili do të luajë ndeshjen e tij të fundit këtë të shtunë ndaj Almerias.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Gazzetta dello Sport hapet me shqetësimet e Interit për Lukakun , prania e të cilit në fushë ka qenë jashtëzakonisht e kufizuar deri tani nga dëmtimet: “Lukaku, sa më kushton mua”.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 04/11/2022

Vetëm hyrja në fushë e talentit Zaniolo ndryshon fatin e skuadrës së Mourinhos ndaj Ludogorets dhe vlerësohet nga Corriere dello Sport: “EuroZaniolo”. Italiani u fut në pjesën e dytë dhe bëri një paraqitje fantastike duke fituar një penallti dhe duke shënuar një gol.Prima Pagina Corriere dello Sport 04/11/2022

“Juve e vërtetë në sytë e tyre” ka shkruar Tuttosport, duke u bazuar te të rinjtë, me fotot e Fagiolit dhe Mirettit në plan të parë.Prima Pagina Tuttosport 04/11/2022

Në Spanjë, titujt e gazetave të mëdha sportive monopolizohen nga lajmi i largimit të Pique nga Barcelona dhe futbolli. “Ai po ikën”, titullon Marca, për të komentuar me thjeshtësi lamtumirën e një prej figurave historike të futbollit spanjoll,Prima Pagina Marca 04/11/2022

Katalanasj Sport shkon më tej me falënderimet për një rubrikë të vërtetë të katalanasve: “Faleminderit”.Prima Pagina Sport 04/11/2022

“Sillni Barçën” është titulli I britanikes Mirror Sport. Djajtë e Kuq e mbyllën grupin në vendin e dytë dhe tani do të kenë përplasje me një nga ekipet që vijnë nga Champions League. Në Angli kërkojnë Barcelonën.Prima Pagina Mirror Sport 04/11/2022

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV