Cilën PD do regjistrojë në zgjedhje? Celibashi: Do vendosim kur të na vijë kërkesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi se më 27 mars përfundon regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023-shit, përfundon më 27 mars. Celibashi është shprehur se nuk ka një përgjigje se kë PD do regjistrojë në zgjedhje, atë nën drejtimin e Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt.

Ai u shpreh se vendimin do e marrë KQZ-ja ku të vijë kërkesa.

“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë, kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje, por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.

Ai shtoi se: “Me siguri në Vlorë do të zhvillohet votimi elektronik, kemi bërë një vlerësim se sa bashki mundet të realizohet dhe në 6 bashki kemi menduar që të zgjerohet, në bashki e mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi dhe Fieri, nëse projekti dhe nëse partitë bien dakord dhe nëse janë paratë, por për të qenë të përgatitur dhe të thonë që ne si parti jemi pro votimit elektronik. Shpenzimet janë llogaritur 3 mld lekë, nëse do ti kemi dhe palët janë dakord që të zhvillohet, do të zhvillohet, nëse nuk ka para nuk do të zhvillohet”.

Kreu i KQZ theksoi gjithashtu se afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars. Celibashi tha se fushata zgjedhore fillon më 14 prill dhe do të mbarojë më 13 maj 2023.

“Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëemërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore. Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat. Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listës paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes . Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV