Vijon asfaltimi i rrugëve në lagje, Veliaj: Askujt nuk do i prekë më këmba në baltë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga “Ramazan Kasa”, afër shkollës “Hasan Vogli” në Njësinë 9, është aksi më i fundit i asfaltuar dhe i ndriçuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion veliaj inspektoi gjatë natës punimet në këtë kantier, ku tha se pas investimeve në shkolla dhe në kantierin e madh të rindërtimit, tashmë puna po vijon në çdo lagje të kryeqytetit, në mënyrë kapilare.

“Më vjen shumë mirë që, edhe Njësia 9, ku ne kemi bërë një super shkollë si “Hasan Vogli”, është prekur nga ndërhyrjet në nivel kapilar. Është shumë e rëndësishme që, tani që bëjmë edhe infrastrukturën dhe që nuk i prek këmba askujt në baltë në të gjithë këtë mëhallë, të kompletojmë edhe pjesët në brendësi të pallateve. Kemi pasur ndërtesa të vjetra, ndërtesa që kanë qenë të amortizuara, janë bërë edhe dy pallate, tashmë duhet që të kujdesen administratorët. Pra, nëse Bashkia paguan gjysmën për kafazin e ashensorit, për instalimet, për veshjen me kapotë, duhet ta mirëmbajmë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se, në total, do të investohet në 300 mijë metra katrorë asfaltim dhe sistemim rrugësh.

“Do të thotë se do të futemi në të gjitha xhepat pallateve, në të gjitha rrugicat. Sigurisht, po punojmë në disa shtresa: punon Ujësjellësi, OSHEE dhe pastaj, bashkia për t’i sistemuar këto. Një Tiranë që rritet, një Tiranë që do internet çdo ditë, do më shumë punë përditë, do 20 kë ose një rrymë tjetër që e përballon fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe unë besoj shumë fort se, nëse edhe komuniteti e kupton këtë, është bashkëpunues, dhe kemi mundësi t’i mirëmbajmë, atëherë edhe vendi do të bëhet tërheqës”, nënvizoi ai.

Lexo edhe :  Skema Kombëtare e Investimeve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 9 masa mbështetëse

Veliaj tha se në datën 13 nëntor përfundon gara për të gjitha kompanitë që do merren me asfaltimin dhe ndërhyrjet e planifikuara në çdo njësi të Tiranës.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV