Botërori Katar 2022, ja 10-të lojtarët më të shtrenjtë në kompeticion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kupa e Botës, Katar 2022 është më pak se dy javë larg teksa në eventin më të rëndësishëm futbollistik, yjet e globit do të luftojnë për lavdinë personale dhe atë kombëtare. Emra të konfirmuar, por edhe talente të së tashmes dhe të ardhmes, do të jenë në qendër të vëmendjes për të realizuar ëndrrën e madhe, triumfin në një Kupë Bote.

Por, cilët janë lojtarët më të vlerësuar në aspektin financiar? Sipas sajtit të specializuar Transfermarkt, vendin e parë e mban Kylian Mbappe, lojtar i PSG dhe kombëtares së Francës. Sulmuesi përllogaritet të ketë një vlerë prej 160 milionë euro, ndërsa pas tij renditet braziliani i Real Madrid, Vinicius Junior. Ky i fundit është rritur ndjeshëm në sezonet e fundit dhe sipas Transfermakt, kartoni i tij kushton jo më pak se 120 milionë euro.

Ndërkohë, pas Vinicius Junior, janë plot katër futbollistë që vlerësohen me 90 milionë euro. Pedri i Spanjës dhe treshja e Anglisë, Jude Bellingham, Harry Kane dhe Phil Foden. Sakaq, po sipas Transfermarkt, kartoni i Dusan Vlahovic të Serbisë dhe Bruno Fernandes të Portugalisë vlen 85 milionë euro, ndërsa pas tyre në radhë vijnë me një vlerë prej 80 milionë euro, De Bruyne i Belgjikës, Jamal Musiala i Gjermanisë dhe Aurelien Tchouameni i Francës.

Kështu, kompletohet lista me 11 futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Katar, teksa bie në sy që tashmë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, por edhe Neymar, kanë humbur vlerën e tyre e dikurshme, sigurisht në aspektin financiar pasi treshja e sipërpërmendur e ka treguar se mund të vazhdojë të bëjë diferencën dhe në Botëror, prej tyre pritet gjithçka pasi “uria” për lavdinë me kombëtaren është e madhe.

Të fundit

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Lajme të tjera

Web TV