Kosovë, na fal!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alba Alishani

Dhjetra televizione e qindra portale në Kosovë, TURP!

Ju kam parë, dëgjuar e lexuar të masakroni ne transmetime maratonë familjen e të moshuarës së dhunuar në azilin e pleqve, a thua se në jetën e përditshme në Kosovë, nuk keni as edhe nje problem social e kulturor tjetër, a thua se nuk ndjeni tjetër dhimbje, vec rasteve të izoluara, për të cilat, gjithashtu nuk kontribuoni, por i instrumentalizoni “në të mirë” të show-t tuaj të lodhur.

Kam ndjekur të njëjtën Déjà Vu” në dhjetë emisione tuaja, po aq të lodhura, se si një grua, pretendon se mund t’i gjejë bashkëshorte të përkohshme burrit te saj. Duke ngritur pikpyetjen nëse eshte i saktë numri i grave, sic shkruhet në Bibël apo si e shkruan Kurani, a është agjente e Iranit apo Pakistanit. E trajtoni me zell a thua se e keni model institucionin e familjes dhe a thua se ajo grua është “demi” që duhet të trajtoni e t’i jepni zë. Pa u shqetësuar për promovimin e këtij modeli apo dhenien “zë” të këtyre sekteve.
Kam lexuar te trajtoni me shume seriozitet makinen e Valit, eskortën e Dubait, silikonin e Adelinës apo dhe qenin e Zanfinës.

Dua t’ju pyes, a keni pasur kohë të shihni hartën e Kosovës pas Luftës së 1999-ës. A nuk ju shkon ndermend te beni 41 km rruge Prishtine-Mitrovice? Por jo për show deri tek barrikada e Ures se Ibrit. Minimalisht të benit aq sa mundi e guxoi Marin Mema, ne Gjurmë Shqiptare sepse ndryshe, do 6të duhet të bënit shumë më shumë për Kosovën.

Mitrovica e Veriut është kthyer në një strukturë të konsoliduar kriminale serbe, ku është debuar cdo shqiptar autokton, është djegur e shkaterruar cdo shtëpi edhe 23 vite pas luftes me agresorin që i ka pervetesuar keto toka. Aty funksionojne në liri të plotë strukturat paralele serbe, mirefilli si shtet. Me shtëpi që jepen falas dhe vende pune që sigurohen automatikisht vetëm me një kriter, të jesh serb!

Lexo edhe :  Doktor hajduti

Shtëpinë simbol të familjes Boletini e kanë percudnuar dhe shkollën e vetme shqiptare ku mesojne vetem 7 femije e kane djegur duke e cuar në kontenier, të cilit edhe emrin ja kanë zëvendësuar me emer serb..

Po qeveritë e luftës, pasluftës dhe ish-opozitës, veteranët, të rinjtë, familjet e dëshmorëve apo qytetarët e thjeshtë, si ka mundësi që duroni dhe jeni kthyer në indiferentë gjakhumbur? Pse e jetuam luftën, pse rrezikuam asimilimin? A i kujtoni ndonjëhetë fytyrat e mbi një mijë fëmijëve, krijesave më të pafajshme në botë, i kujtoni ndonjëherë? Nga cilat kolltuqe, ekrane televizionësh, nga cilat hotele apo makina luksi keni kurajon të shihni Kosovën e shitur sot? Turp! Kosovë, na fal!

Të fundit

“Nëse PD s’tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale”, Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në...

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim Kardashian në dhomën e saj...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Lajme të tjera

Web TV