Yuri Kim ‘shëtit’ zyrtaren e lartë amerikane në Tiranë. i prezanton sheshin “Skënderbej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SBA-së në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur në Tiranë. Ambasadorja përmes një statusi në ‘Twitter’, shkruan se Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA, ndërsa vlerëson edhe qëndrimet e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB kundrejt Rusisë.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Linda Thomas-Greenfield.

Zyrtarja amerikane është pritur nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ambasadorja i ka prezantuar mikeshës sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë shëtitur nëpër Tiranë. Nga ana e saj Thomas-Greenfield shkruan në Twitter se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja do të zhvillojë një vizitë dy ditore, ndërsa pritet të ketë takime me zyrtarë të qeverisë, mes tyre presidentit Bajram Begaj, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Të fundit

Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet, duke proceduar penalisht 24...

”New York Times” përzgjedh Dhërmiun si ndër destinacionet më të mira turistike globale

Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur dhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. ”Një tjetër verë me temperatura përvëluese në të...

Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur...

‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Nga Britania në SHBA, nga Japonia në Australi e më tej, burra në të 20-at dhe 30-at vazhdojnë të jenë të fiksuar pas lokomotivës...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri bilancin e punës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,...

Lajme të tjera

Web TV