E papritur, Liverpool vendoset në shitje nga pronarët aktual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenway Sports Group (FSG) e ka nxjerrë Liverpoolin në shitje sipas Daily Mail.

Në një ndryshim dramatik për pronarët amerikanë – të cilët e kanë në pronësi klubin që nga viti 2010 – ata janë duke pritur oferta për klubin nga Merseyside dhe një prezantim i plotë i shitjes është përgatitur për ofertuesit.

FSG e ka drejtuar klubin që nga tetori i vitit 2010 kur e blenë nga George Gillett dhe Tom Hicks, por tani thuhet se ata po presin oferta.

Gjigantët e investimeve bankare, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley, raportohet të jenë rekrutuar për të ndihmuar me procesin.

Në maj të këtij viti, Forbes e vlerësoi Liverpoolin në 4.45 miliardë dollarë (4.45 miliardë euro), por meqenëse Chelsea i ishte shitur pronarit të LA Dodgers, Todd Boehly për 4.25 miliardë funte (4.88 miliardë euro) në fillim të këtij viti, gjigantët nga Merseyside ka të ngjarë të kërkojnë një çmim të ngjashëm.

Në një deklaratë të dhënë për The Athletic, FSG tha se “nën termat dhe kushtet e duhura”, ata do të ishin të hapur për ta shitur klubin.

“FSG ka marrë shpesh shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool”, kanë shkruar nga grupi investues.

Në pronësi të Fenway Sports Group, Liverpooli ka pasur suksese të mëdha, sidomos që nga angazhimi i trajnerit Jurgen Klopp në vitin 2015. Nën drejtimin e trajnerit gjerman, Redsat e fituan titullin e Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, Carabao Cup dhe FA Cup.

FSG që është edhe pronar i klubit të bejsbollit, Boston Red Sox, rrjetit televiziv NESN, 50 për qind të Roush Fenway Racing dhe Fenway Sports Management –udhëhiqet nga John W Henry.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV