Rayo Vallecano e Ivan Balliut i jep “leksion” Real Madridit, Barcelona mbetet lidere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka pësuar disfatë 3-2 në udhëtim te Rayo Vallecano në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Vallecano kaloi në epërsi me anë të Santi Comesana, që u asistua prej Fran Garcia.

Por, Los Blancos ia dolën ta përmbysnin rezultatin me dy gola brenda katër minutash. Fillimisht, Luka Modric ia doli të shënonte nga penalltia në minutën e 37-të.

Për 2-1 u përkujdes Eder Militao që u asistua prej David Alabas.

Mirëpo, gëzimi i kampionit në fuqi zgjati vetëm tre minuta, pasi Alvaro Garcia (44’), i barazoi shifrat në 2-2 me një asistim të Palazon.

45 minutat e parë përfunduan me rezultatin 2-2, derisa në pjesën e dytë ishte një tjetër skenar.

Në minutën e 61-të, nga pankina e Vallecanos kishte protesta të ashpra për një veprim anti-sportiv nga Luka Modric që mori karton të verdhë, derisa trajneri i vendasve Andoni Iraola u ndëshkua me karton të kuq.

Vallecano ishte magjik, pasi ata ia dolën të rikthenin epërsinë me golin e Oscar Trejo (67’), që realizoi nga penalltia.

Carlo Ancelotti tentoi që me disa zëvendësime të merrte së paku një pikë, por ishin të pasuksesshëm.

Pas javës së 13-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri Barcelona, ndërsa në xhiron e 14-të do të kenë punë me Cadizin.

Të fundit

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Lajme të tjera

Web TV