Shorti i Championsit gëzon Spallettin: “Na kënaq fakti që evituam PSG-në”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli e mbylli grupin A të Champions League në vend të parë, duke lënë pas Liverpoolin dhe Ajaxin. Kryesuesit e Serie A, të cilët po kalojnë një formë të mrekullueshme, do të përballen me Eintrachtin e Frankfurtit në raundin e 1/8-vë.

Luciano Spalletti komentoi shortin ndaj kampionëve në fuqi të Europa League. Trajneri i Napolit është i lumtur për faktin që ekipi i tij evitoi PSG-në, teksa vlerësoi edhe rivalët gjermanë, ndaj të cilëve do të zhvillohet një luftë e ashpër për një biletë në çerekfinale.

“Në këto nivele të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të komplikuara. Na kënaq fakti që evituam PSG-në, por kujdes Eintrachtin. Ata janë fituesit e Europa League, trofeu kontinental i dytë më i rëndësishëm.

Janë një skuadër në rritje të madhe, sigurisht që nuk do e kemi aspak të thjeshtë kundër tyre”, u shpreh trajneri i skuadrës që po shkëlqen në Serie A, kampionat ku i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit dhe kryeson me meritë.

Të fundit

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid”...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Lajme të tjera

Web TV