Flick bën gati listën e lojtarëve për në Katar 2022, pjesë edhe 17-vjeçari i Dortmund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur ka mbetur më pak se dy javë nga starti i Kupës së Botës në Katar, surprizat në listat e lojtarëve nuk mungojnë. Nga kombëtaret e mëdha, fillimisht ishte Brazili që shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar ndërsa së shpejti pritet të bëjnë të ditur emrat e lojtarëve edhe kombëtaret e tjera.

Së fundmi, mediat gjermane kanë raportuar se tekniku i Gjermanisë, Hansi Flick do të përfshijë në listën e lojtarëve talentin 17-vjeçar të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko.

Sulmuesi po shkëlqen këtë sezon me “verdhezinjtë” ku në 12 sfidat e para ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asist.  Timo Werner humbi botërorin, pasi këputi ligamentin në sfidën përballë Shakhtar Donetsk dhe alternativat e pakta në sulm ka bërë që Flick të mendojë seriozisht si alternative e Moukoko.

Vetëm sulmuesi pas sfidës së fundit ku ai shënoi dy gola përballë Bochum e bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerit e kombëtares, ndërsa mediat gjermane e kanë bërë fakt të kryer që ai do të jetë në listën e të grumbulluarve.

Një mundësi fantastike për 17-vjeçarin, pasi ftesën e parë nga kombëtarja mund ta marri direkt në një kompeticion madhor që të gjithë futbollistët e ëndërrojnë për të marrë pjesë. Moukoko deri tani ka luajtur vetëm 4 sfida me Gjermaninë U-21 ku ka shënuar gjashtë gola.sm.imgix.net/22/37/youssoufa-moukoko.jpeg?w=1200&h...

Të fundit

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Punonjësi i Ministrisë u përplas nga një makinë në vijat e bardha, reagon ministri Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reguar pas aksidentit të ndodhur sot pranë kësaj ministrie, ku një punonjës po kalonte vijat e...

Po vodhe vota sot, herën tjetër je deputet

Nga Frrok Çupi Në shoqërinë tonë gjendet edhe një pjesë ‘inertesh’ që votojnë të burgosurin, të korruptuarin, të pandehurin, të dyshuarin, hajdutin, vrasësin...?. E tmerrshme....

La Civita: Politikat e Berishës sigurojnë sukses”

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, së bashku...

Lajme të tjera

Web TV