Kullat po i zënë ‘frymën’ Tiranës/ Alimehmeti premton audit ndaj oligarkëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidat në primaret e Partisë Demokratike për Tiranës, Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për oligarkët e kullave që bashkëpunojnë me Veliajn dhe Ramën.

Alimehmeti tha se do të kërkojë një audit nga ekspertët përpara zgjedhjeve, për të evidentuar të gjithë problematikat që lidhen me ndërtimet në qendër të Tiranës, kullat dhe interesat e oligarkëve.

Megjithatë Alimehmeti nuk foli për ndërtime apo biznesmenë konkretë edhe pas insistimit të gazetarëve.

Enton Abilekaj: Alimehmeti ka thënë do të ngre grup pune të studiojë dhe të thotë kush janë lejet, ndërtuesit, oligarkët etj. Kjo nuk është gjë e keqe, por kjo do të ndodhë para apo pas fushatës? Pasi të jeni kandidati i PD do ta bëni?

Ilir Alimehmeti: Patjetër që po. Gjithçka duhet bazuar te legjitimiteti, eleminimi i korrupsionit dhe klientelizmit.

Enton Abilekaj: Duhen nxjerrë me emra oligarkët.

Ilir Alimehmeti: Unë mbuloj rolin dhe pozicionin që kam. Nuk jam hetues dhe prokuror. Nëse do të jem kandidat, do të kemi grup pune. Zbulimi dhe denoncimi në organet përkatëse, jo vetëm inventarizim për të bërë muhabete kot. Emrat dalin kur të kemi prova dhe dosja është e plotë.

Ylli Rakipi: Ju po flisni sikur jeni në Danimarkë dhe Norvegji. Në Shqipëri, po ta shohësh Sheshi Skënderbej po mbyllet. Sahati është rrethuar nga kullat. Provon dot të bësh një kullë ti doktor? E ke parë çfarë ndodh në kryeqytet në një siparfaqë shumë të ngushtë? Këtu me grup pune nuk bëhet. Sahati përshembull nuk është më, nuk duket më. Si i bëhet kësaj pune? Nuk ka nevojë për grup këtu. C’punë ka grupi i punës këtu?

Lexo edhe :  Në kërkim për vjedhje, arrestohet pas disa muajsh 36-vjeçari në Durrës

Ilir Alimehmeti: Jemi shumë dakord. Mua kjo më dhemb. Unë jam rritur këtu dhe nuk e njoh më këtë qytet. Fëmijës tim nuk i tregoj dot më Tiranën. Fakt janë që kullat janë ndërtuar. Plani është të mbulohet akoma edhe më shumë. Njëri element, legjitimiteti.

Neritan Sejamini: Ju çfarë mendoni vetë. Disa thonë duhet të hidhen në erë?

Ilir Alimehmeti: Duhet referendum.

Ylli Rakipi: Cilat janë pyetjet në referendum, të prishet apo jo?

Ilir Alimehmeti: Kullat nuk vijnë me firmën e kryetarit të Bashkisë, por të KKRT. Ne duhet ta kemi konkrete situatën. Nëse populli është dakord me këtë… Mendoj që zona historike, zona ku ka monumente kulture, duhet bllokuar totalisht.

Ylli Rakipi: Po sikur të vijë një i afërm i doktorit, apo Ilir Meta dhe të thotë do të ndërtojmë këtu për të mirën e vendit?

Ilir Alimehmeti: Nëse shkon kundër interesit të qytetarëve… Ne do të kërkojmë referendum.

Enton Abilekaj: Nuk bëhet çdo leje me referendum.

Neritan Sejamini: Kjo është betejë e ashpër politike. Është shkrirja e pushtetit lokal, me paratë e krimit, që ndërton kulla. Interesat e qytetarëve u janë dorëzuar këtij grupi. Si do të shkallmohet kjo aleancë biznes-krim-media-kulla?

Ilir Alimehmeti: Ju po thoni kryetari i Bashkisë ka detyrë vetëm të mos merret me mafian. Unë me mafian nuk merrem dhe mbyllet kjo bisedë.

Neritan Sejamini: Nuk ka filluar me Veliajn e keqja e Tiranës dhe as problemi politik. Pushteti i biznesit, oligarkëve dhe krimit është shumë i fuqishëm dhe ushtrohet në Tiranë.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV