PD e ndarë në zgjedhjet vendore, Spaho: Grupi i Alibeajt nuk sjell dot kandidatë seriozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Grida Duma bëri sot të ditur se do të hiqte dorë nga mandati i saj për t’u larguar kështu nga jeta politike. Të njëjtën gjë njoftoi një ditë më parë edhe deputeti Alfred Rushaj.

Vendet e tyre në Kuvend pritet që t’i zënë, Petrit Doda dhe Ori Nebiaj. Por në cilin krah do të shkojnë këta deputetë të “rinj” të PD-së, duke qenë se kjo forcë politike është aktualisht e ndarë në dy kampe.

I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh se secili prej tyre duhet të bëjë zgjedhjen e tij.

“Uroj të bëjnë zgjedhjen më të mirë, uroj t’i kenë vlerësuar ngjarjet sa më objektivisht,” shtoi ai.

Ndërsa komentonte faktin që me shumë mundësi PD do të shkojë e ndarë në zgjedhjet lokale, Spaho tha se argumentet e paraqitur nga pala tjetër nuk qendrojnë. Kurse, sa i përket sondazheve, ai shtoi se nuk janë të besueshme në vendin tonë.

“Kështu duket, mesa është deklaruar nga krahu tjetër. Nuk pranonin zgjedhjet me primare. Primaret i kemi pasur edhe në statutin e mëparshëm. Zgjedhjet e 2021 u bënë me primare. Arugumenti që u paraqit nga ta nuk qëndron, për të gjetur një mënyrë ekstrastatutore. Ju e dini sa kredibël janë sondazhet në Shqipëri. Arsyeja themelore është që ne e kemi përcaktuar që do të shkojmë me primare.”

Për Spahon, e mira do të ishte që PD të bashkohej për zgjedhjet, por gjithsesi ai shprehet i bindur që grupi i Alibeajt nuk mund të paraqesë kandidatura serioze dhe konkurruese në zgjedhjet e pranverës.

“Ne insistojmë që të bashkohemi sepse të bashkuar jemi më të fortë. Nëse kjo nuk arrihet, individë të caktuar brenda këtij grupi, mund të rishikojnë pozicionin e tyre dhe të vinë dhe të mbështesin kandidaturën që do të dalë nga primaret. Tani kemi kaluar në një proces tjetër, ku njerëzit e panë se shumica i takon Foltores. Nuk kanë kapacitete, as për të paraqitur kandidatë që të jenë seriozë e të konkurrojnë. Për të mbushur numrin mund të gjesh. Të organizojë struktura e të konkurrojnë me dinjitet, s’ka. Efekti i këtij grupi do të jetë shumë më i vogël se në 6 mars.”

Të fundit

Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025,...

Skandal në Greqi, vajza shqiptare falsifikoi mesazhet dhe detyroi të atin të vriste dajën

Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u dha dje në Gjykatën me Juri të Përzier të...

Hapja e fushatës së PS, Rama: Sot nis e përpjeta e fundit drejt Europës

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët janë përpara një kryqëzimi historik, duke pasur shansin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 4 vitesh. Në fjalën...

Xheneta ironizon hapur Eglin: Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

Një video mes Gjestit dhe Eglit po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit i kërkon 'llogari' banorit se pse ai nuk e...

Mick Jagger fejohet me balerinën 44 vite më të re

Mick Jagger është fejuar zyrtarisht për herë të tretë. Artisti 81 vjeç, dhe Melanie Hamrick, 37 vjeç, kanë qenë të fejuar në heshtje për “dy...

Lajme të tjera

Web TV