Primaret në Tiranë, 7 kandidatë në luftë për veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana mbetet epiqendra e Primareve në PD, ku shtatë kandidatë pritet të garojnë mes tyre brenda partisë, ku më i votuari do të jetë përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. Gjithashtu edhe në bashkitë e tjera kanë dalë disa emra, por ende nuk është mbyllur procesi.

Të gjitha bashkitë janë të rëndësishme të fitohen nga secila palë, nga socialsitët dhe demokratët, por Tirana mbetet sfida e madhe e garës. Të garosh kundër Erion Veliajt nuk është aq e thjeshtë, pasi përveçse gëzon një logo të madhe nga pas, si përfaqësues i PS-së, ka mundur të krijojë edhe staturën e tij, pozitive apo negative mbetet për tu parë nga befasia që do të dalë nga kutitë e vitimit më 14 maj. Gjithsesi askush nuk mund ta mohojë se Veliaj është i fortë dhe për të mundur një të fortë më së paku opozita duhet të ketë dy favore: një kandidatët të denjë, që të tërheqë edhe elektoratin gri dhe e dyta opozita të jetë e bashkuar. Nëse për të parin mundësitë janë për të përzgjedhur një nga shtatë personat e vetëofruar për të kandiduar në Primave, e dyta mbetet ende utopi. Partia Demokratike ka dy emra të njohur relativisht që është Gerti Bogdani, ish- kryetar minimashkie me ndarjen e vjetër territoriale dhe ish deputet dhe Blendi Këlliçin, të cilin Berisha po e promovon shumë, sidomos pas shkëputjes së tij nga Basha dhe uljes në “divanin” e Berishës. Gara e primareve të Tiranës tashmë ka gjashtë emra, Belind Këlliçin, Gert Bogdanin, Ilir Alimehmetin, Adriana Kalanë, Enkelejda Fejzon, dhe Fatmir Merkoçin dhe Julian Dedën. Terreni në selinë blu deri më tani duket se po përgatitet për Belind Këlliçin, por edhe dy kandidaturat e tjera, mjeku Ilir Alimehmeti dhe Gerti Bogdani mbesin kandidatë të fortë brenda PD-së. Paradoksalisht edhe në këto primare rëndësi do ketë vota e Berishës, sepse i preferuari i tij mund të kthehet dhe në t “preferuarin” e anëtarësisë.

Lexo edhe :  Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Primaret për bashkitë

Në Korçë, mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike për të qenë ai kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga grupseksionet e PD janë propozuar edhe emrat e Ledina Alollit, deputetes Eleina Qirici, Rektorit të Universitetit “Fan Noli” Dhimitri Bello dhe Irvin Bode, por deri tani asnjë tjetër nuk ka konfirmuar nëse do të jetë pjesë e garës së brendshme në PD. Për Pogradecin emrat e propozuar nga baza janë: Genti Çela, Zihni Tollozhina, Eduart Kapri, Oligert Muçllari dhe Bajram Fezollari.

6 nëntori ishte afati përfundimtar për të depozituar kandidaturat për primaret e demokrateve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Evdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për Primaret në qarkun e Fierit. Ai shprehet se ka vendosur të kandidojë pasi e ndjen si detyrim qytetar dhe politik, ndërsa shton se gara është ajo  që  përzgjedh  më të mirin, dhe të kaulifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur. Për Durrësin afati është shtyrë deri më 8 nëntor. Deri tani kandidatura të mundshme janë ajo e kryetarit të degës Igli Cara dhe Ardian Mukës që kandidoi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për Bashkinë e Elbasanit 2 kandidaturat që pritet të prezantohen sot  janë kreu i degës, Bledi Himçi dhe ish-kryetari Aurel Bylykbashi.

 

 

Të fundit

SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Times Square të Nju Jorkut,...

Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme. Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po e vizitojnë vendlindjen e tyre. Për...

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse...

U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale

Një zjarr shpërtheu në xhaminë historike të shndërruar në katedrale në Kordoba të Spanjës të premten, por u shpëtua pasi zjarrfikësit arritën që të...

Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve,...

Lajme të tjera

Web TV