“Të shtunën para Kryeministrisë”/ Berisha publikon spotin e protestës të 12 nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike, e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë më datë 12 nëntor, ora 16:00.  Pak më parë Berisha ka publikuar edhe videon me sloganin e  protestës, ndërsa fton qytetarët që t’i bashkohen këtij tubimi.

Në video është improvizuar një flamur kombëtar i vendosur në zyrën e kryeministrisë, i cili lyhet me ngjyrat e rilindjes, teksa shoqërohet me tituj të lajmeve të përditshme që kanë të bëjnë me largimin e shqiptarëve, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm apo 22 milionë eurot e shpenzuara për udhëtimet me avionë e charter luksozë.

“12 nëntor, ditën e shtunë, ora 16:00 , Tirana dhe mbarë Shqipëria në protestë para kryeministrisë”, shkruan Berisha krahas videos së postuar  në Facebook.

Të fundit

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Lajme të tjera

Web TV