Lënia e mandatit të deputetes nga Grida Duma ka sjellë trishtim brenda selisë blu.
E në mesin e shumë kolegëve të saj, deputetja Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj, kanë qenë ata të cilët e kanë përjetuar më së shumti largimin e Dumës.
E teksa ajo po jepte zyrtarisht dorëheqjen, Açka dhe Gjekmarkaj shihen të prekur, madje deputetja shfaqet duke fshirë lotët me facoletë.