Grida Duma dhe Ori Nebiaj, ndërrim pozicionesh! Moderatorja konfirmon: E pranoj mandatin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma tashmë është ish-deputetja e Partisë Demokratike. Duma njoftoi se ka dorëzuar mandatin e deputetes. Ndonëse nuk foli për planet në të ardhmen, pritet që zonja Duma të drejtojë një emision politik në Top Channel.

Ndërsa është tashmë në një emision, moderatorja Ori Nebiaj, ka shansin të kalojë në Kuvend, pasi mandati i Duma, i kalon asaj. E pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo ka konfirmuar se do të pranojë mandatin.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Megjithatë, para saj në radhë ishte Petrit Doda, por me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua. Pas aktit të znj. Duma, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për të shpallur vakancën. Vakanca i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili brenda 48 orëve bën zëvendësimin. Ndërkohë, sot pritet që të depozitojë dorëheqjen edhe Alfred Rushaj.

 

 

 

Të fundit

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Lajme të tjera

Web TV