Pse u largua nga Shqipëria “Ponja” e Portokallisë? Aktorja rrëfen arsyen e trishtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo ishte një nga aktoret e spektaklit të humorit “ Portokalli “ që vështirë të harrohet për të qeshurat që ajo i sillte publikut në sallë por edhe telespektatorit.

E kemi fjalën për aktoren Ervina Kotolloshi, e cila nga shumë shqiptarë njihet si Ponja. Ajo u bë pjesë e shtëpisë së çdo shqiptari me rolin e saj si Shqiponja Dhëmbi, vajza nga Vithkuqi që kërkonte një burrë në Tiranë.

Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria. Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.

Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit.”, tha ajo.

Lexo edhe :  Organizoi dasmë të fshehtë, Arbana Osmani publikon portretin e saj me fustanin e nusërisë

Më tej, Ervina theksoi se personi që shkaktoi aksidentin nuk ka bërë burg dhe se i vinte keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi siç tha ajo, ishte një ngjarje për të reaguar fort pasi institucionet nuk funksionuan.

Të fundit

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin...

Palestinezët në Shqipëri? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha do të merrte në konsideratë dërgimin e palestinezëve edhe në Shqipëri. Në një konferencë për mediat...

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po...

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të botës), edhe pse deshifrimi i...

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet. Në...

Lajme të tjera

Web TV