VIDEO/ Vedat Muriqi është i pandalshëm, gol dhe “lojtari i ndeshjes” ndaj Atletico Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mallorca merr tre pikë nga ndeshja me Atletico Madrid falë Vedat Muriqit. Sulmuesi dardan shënoi golin e 8 sezonal në La Liga, këtë herë në portën e kryeqytetasve, duke i dhuruar fitoren Mallorcës në shtëpi.

Muriqi gjeti rrjetën në minutën e 17’, teksa pas një rrëmuje në zonë, topi i shkoi pranë vijës së zonës së vogël, aty ku bomberi i Mallorcës e pati të lehtë të mposhtë portierin Oblak.

Ky ishte goli i tetë sezonal për sulmuesin e Kosovës, që ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të Mallorcës dhe është i dyti në listën e golashënuesve.

Pas kësaj fitoreje, Mallorca ngjitet në vendin e 10 me 19 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Atletico Madrid humbet edhe më shumë terren me kreun pasi është në vend të gjashtë me 24 pikë.

Të fundit

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

“Do jetojmë 150 vite”/ Putin dhe Xi harrojnë mikrofonët hapur, flasin për pavdekshmërinë

Reuters ka publikuar detajet e një bisede të pacensuruar midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, teksa ecnin krah...

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa ndërtesa në Elbasan... Qeveria ka nxjerrë...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Lajme të tjera

Web TV