“Meta dhe Berisha të hapin rrugë”/ Kadilli kërkon lidership të ri për opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli tha se opozita nuk po u jep përgjigje qytetarëve për të qenë alternativë në pushtet.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ Kadilli tha se nëse duhet të bëhet politike duhet që të qytetarëve tu jepen propozime.

Për Kadillin, opozita duhet një propozim konkret për qytetarët, e sipas tij Berisha, Meta dhe Basha nuk janë oferta e ndryshimit.

 ‘Nuk ka nevojë të dalim në protestë për të treguar se jemi kundër kësaj politike. Është një PD e ndarë në dy fraksione të mëdha. Nëse nuk gjendet një përgjigje opozitare, që opozita të krijoj një lidership të ri. Një parti që është më e madhe se kryetari. I vetmi propozim që ne kemi është Basha apo Berisha ky nuk është propozim për qytetarët. Besoj se opozita dhe jam i bindur se protesta e të shtunë s’ka qenë moment kthese në vlerësimin tim për të kuptuar që ra miti. Që dikush është më i fortë se tjetri. Berisha nuk mund të jetë me i fortë. Nëse Berisha ka pasur një çelës sukses si të vijmë në pushtet pse na masakroi dhe na la 8 vite në opozita. Ne duam një derë të re të opozitës. Kur gjithë pakënaqësia të gjithë e dimë se është konsumuar ky pushtet. Pakënaqësia kthehet në energji ndryshimi kur përballë është oferta e ndryshimit që nuk besoj se është as Meta as Berisha, as Basha.’- tha Kadilli.

Sipas Kadillit, nëse opozita nuk prodhon alternativa duhet të largohen dhe të hapin rrugë. Kadilli u shpreh se zgjidhja politike nuk mund të krijohet nga njerëz që kanë 32 vite në politikë.

Lexo edhe :  Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

‘Sfida që unë bëj sot dhe do bej në vazhdimësi nuk mban përgjegjësi vetëm Berisha, Basha apo Meta, por edhe ato që i mbështesin e duan të bindin qytetarët se kjo është zgjidhja. Kemi një popull që pret një zgjidhje politike që nuk mund të krijohet nga njerëz që kanë 32 vjet në politikë. Nuk ka ndodhur kurrë që një politikan në SHBA të humbasë e të kthehet sërish. Fakti që nuk të besuan një herë dy herë, pse duhet të rrish 3-4 herë. Nuk duhet kufizuar vetëm mandati i pushtetit por edhe i opozitës, si kufizim moral. Ata që marrin drejtimet e segmenteve të opozitës a do u japin alternativë qytetarëve. Nëse nuk prodhojnë alternativa duhet të largohen dhe të hapin rrugën për një proces të ri politik. Çelësi i opozitës është vetëm shpresa. Nuk është çështje protestash. Por çfarë do u propozojmë shqiptarët.’- u shpreh Kadilli.

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV