Partizani e ka inauguruar me fitore “Stadiumi Partizani” në takimin e raundit të 12-të të Superiores përballë Bylis-it.
“Të kuqtë” e kryeqytetit fituan me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë të vlefshme në garën e titullit.
Vendasit morën avantazhin në minutën e 18’, me golin e realizuar nga Skuka, i cili shënoi nga pika e bardhë e penallisë.
Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 65’ Skuka do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, duke e thelluar më tej avantazhin.
Bylisi tentoi të kundërpërgjigjej dhe në minutën e 81’ gjeti rrugën drejt rrjetës me Sousa, megjithatë ballshiotët nuk mundën të bënin më shumë.
Pas kësaj jave Partizani vazhdon të qëndrojë ne vend të dytë, por me 22 pikë, po aq sa Tiran kryesuese, ndërsa Bylis qëndron në vend të nëntë me 12 pikë.