Përflitej prej kohësh/ Julian Deda shpall kandidaturën për primaret e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Julian Deda ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tiranës. Kështu aktori i njohur bëhet i shtati, në garën e Primareve pë Tiranën. Deri më tani në garë mes demokratëve për t’u përballur me kryebashkiakun Erion Veliaj janë edhe emra të tjerë, si psh: Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja. Në fjalën e tij, Deda tha se tani ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e sajdhe jo për vetëm për interesat e një njeriu.

“1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne. Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet. Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht. Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratik,”-tha ai ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTE:

22 vite me pare erdha ne Tirane, fillimisht si student i akademise se arteve. Tirana ishte shpresa ime per te realizuar endrren per tu bere aktor dhe une ia dola. Qe nga ajo dite e deri me sot Tirana ka qene shtepia ime, ketu u rrita si djale, si artist e sidomos si familjar. Tirana me ka dhene shume, me dha arsimimin, karrieren dhe sidomos mundesine per te ndertuar nje familje shembullore per te cilen jam kaq krenar. Me priti pa me paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin. Me strehoi me dashamiresine e vet pa kerkuar kurre ne kembim asgje. Gjithmone jam përpjekur te bej c’eshte e mundur qe te jem nje qytetar i denje i saj dhe Shqiperise. Ne 21 vite rrugetim te jetes time, e kam pare Tiranen si kryemundesine per te gjithe, por ajo e ka humbur pak nga pak kete shkelqim. E ka humbur ndersa rriten kullat e zhduken parqet, e ka tretur ndersa ngushtohen rruget e rritet trafiku, e ka shuar ndersa zhduket diell e rritet smogu, e ka bjerrë ndersa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin. Femijet kane humbur mundesine per te luajtur, prinderit kane humbur kohen per tia dhene femijeve te tyre, te moshuarit kane humbur perkujdesjen, Tirana ka humbur buzeqeshjen. Sot une jam ketu per te kerkuar nje tjeter mundesi para jush, per te kthyer borxhin qe une ia kam Tiranes. Se pari, te nderuar demokrate e simpatizante te Partise tone, kete mundesi e keni ju ne dore me voten tuaj ne primare. E me pas te gjithe bashke do te duhet te bindim edhe shume qytetare te tjere te ketij qyteti te na besojne neve. Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me doren e majte dhe gjerat nuk kane shkuar aspak mire. Ne duhet ti shtrijme bashkeqytetareve tane doren tone te djathe. Sepse ne jemi njerezit qe mes te keqes dhe te mires, zgjedhim te miren, mes te gabuares dhe te drejtes zgjedhim te drejten. Tirana nuk ia ka borxh askujt qe te perdoret si mish per topin e axhendave personale politike e une besoj se e vetmja axhende qe i duhet Tiranes eshte ajo ne sherbim te qytetareve. Une besoj se ka ardhur koha qe Tirana te punoje per qytetaret e saj, dhe jo per vetem per interesat e nje njeriu apo te nje grushti te vegjel njerezish rreth tij. 1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne. Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet. Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht. Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratike.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Deri më tani, interes më të lartë ka për Tiranën, pasi në garë janë 7 emra; 1. Adriana Kalaja, 2. Belind Këlliçi, 3. Enkelejda Fejzo, 4. Fatmir Merkoçi, 5. Gerti Bogdani, 6. Ilir Alimehmeti dhe 7. Julian Deda. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Të fundit

BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet që sot, më 23 korrik, të hapin dritën jeshile për vijimin...

KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës/ Kush do ta marrë mandatin e ‘Nismës’

Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ  Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe...

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Lajme të tjera

Web TV