Planifikoi vrasjen e pastorit/ Ish-kongresmenja dënohet me 50 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kongresmenja braziliane dhe këngëtarja e gospel-it, Flordelis dos Santos de Souza, u dënua me 50 vjet e 28 ditë burg pasi u shpall fajtore për planifikimin e vrasjes së burrit të saj, pastorit Anderson do Carmo i cili u qëllua për vdekje në vitin 2019, në shtëpinë e tyre në Rio de Zhaneiro.

61-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj shiheshin si një çift i fuqishëm në mesin e lëvizjes së krishterë ungjillore të vendit dhe ishin gjithashtu të famshëm për 55 fëmijët e tyre, shumica e të cilëve janë birësuar nga lagjet e varfëra në Rio de Janeiro. Dënimi u dha në një gjykatë në Rio pasi ajo dhe disa nga fëmijët e tyre u akuzuan gjithashtu si bashkëpunëtorë në vrasjen e pastorit.

Do Carmo, në vitin 2019, u qëllua të paktën 30 herë në garazhin e shtëpisë së tyre në Rio, pas së cilës dos Santos pretendoi se hajdutë të armatosur me motoçikleta i kishin ndjekur dhe sulmuan burrin e saj. Në vitin 2020, prokurorët akuzuan Dos Santos për “planifikimin e vrasjes, përfshirjen për të marrë pjesë në krim dhe përpjekjen për ta maskuar atë si një grabitje të armatosur“. Ata gjithashtu dyshuan se kjo lëvizje ishte bërë për të marrë kontrollin mbi financat e çiftit të cilat kontrolloheshin nga Do Carmo, shkruan wionews.

Ajo gjithashtu kishte provuar të helmonte burrin e saj të ndjerë me cianid të paktën gjashtë herë përpara se të organizonte vrasjen e tij, thuhet në raportin e hetimeve. Simone dos Santos Rodrigues, vajza biologjike e ish-kongresmenes u dënua me 31 vjet burg dhe një nga djemtë e saj biologjikë u shpall fajtor si një person i armatosur që qëlloi pastorin, është dënuar me 33 vjet burg. Katër nga fëmijët e saj të birësuar dhe një mbesë u dënuan gjithashtu në fillim të këtij viti gjatë gjyqit.

Lexo edhe :  “Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

 

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV