Shpërthimi në Stamboll/ Arrestohet autori i dyshuar, numri i të plagosurve shkon në 81

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar një person i dyshuar si autori i shpërthimit në Stamboll, që la 6 viktima dhe 81 të plagosur.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, i cili mëngjesin e sotëm në një deklaratë për media tha se personi që hodhi bombën u ndalua nga ekipet e policisë së Stambollit. Ai është shprehur se dënimi për autorin që shkaktoi viktima do të jetë maksimal.

“Personi që hodhi bombën u ndalua nga ekipet e Departamentit tonë të Policisë së Stambollit. Ne e dimë se çfarë mesazhi duan të na japin ata që kryen këtë sulm. Ne e kemi marrë këtë mesazh, mos u shqetësoni, ne do të përgjigjemi më ashpër” tha ministri turk.

Kujtjmë që dje në media qarkulloi fotoja e një gruaje që shihej me një çantë shpine dhe dyshohej se ajo la bombën në vendngjarje dhe më pas u largua, por nuk dihet nëse është pikërisht gruaja në fjalë që është arrestuar apo hetimet kanë zbuluar se autori është një tjetër person.

Ndërsa nga shpërthimi humbën jetën 6 persona, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dha të dhënat e fundit për shpërthimin. Në profilin e tij në Twitter, ministri Koca tha se 39 nga 81 personat e plagosur nga shpërthimi në rrugën Istiklal u lanë pas përfundimit të trajtimit. 5 nga 42 pacientët e shtruar janë ende në terapi intensive.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV