Shpërthimi në Stamboll/ Nëna rrëfen tmerrin: Pashë fëmijë të vrarë e njerëz të copëtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e një prej personave që u plagosën gjatë shpërthimit të fuqishëm në Stamboll që la pas 6 viktima dhe 81 të plagosur ka përshkruar për mediet greke momentet e tmerrit që përjetoi dje në Stamboll.

Ajo thotë se e bija humbi shumë gjak se aktualisht po trajtohet në spitalin e Stambolli. Ndërsa rrëfimi i saj për eksperiencën e shpërthimit është rrëqethës.

“Ime bijë është në spital, ajo ka plagë në këmbë dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Ajo më tha “mami, pashë njerëz dhe fëmijë të vrarë, njerëz të copëtuar”, tha nëna e të lënduarës me origjinë greke.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur kjo zonë e Stambollit ishte mjaft e populluar jo vetëm nga banorë rezidentë por edhe nga shumë turistë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e sulmit, por dyshimet e autoriteteve turke janë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas autoriteteve turke në pamje shihet një grua që kalon mes qytetarëve dhe lë një çantë e dhe ulët në stol për 45 minuta. Pasi është larguar disa minuta më pas, bomba shpërtheu.

Kjo nuk është hera e parë që në Stamboll ndodhin sulme terroriste. Në vitin 2017 një person i armatosur vrau 39 persona në një klub nate. Ndërsa në 2003, një sërë shpërthimesh vetëvrasëse u regjistruan në katër zona të ndryshme të qytetit.

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV