U la jashtë Botërorit nga Luis Enrique, reagon Sergio Ramos: “Ishte një ëndërr për mua”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që kisha ende për të përmbushur. Do të ishte e pesta, por, fatkeqësisht, do të më duhet ta shikoj nga shtëpia.”

Ramos është aktualisht në sezonin e tij të dytë te PSG. Dëmtimet e kushtëzuan formën e tij gjatë sezonit të parë në klubin parizien.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Kam punuar me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për t’u ndier sërish në formë.”

Përveç kësaj, qendërmbrojtësi spanjoll ka treguar keqardhjen e tij që nuk mundi të ishte në Kupën e Botës. “Është e vështirë, por çdo ditë dielli del sërish”.

Deklarata e plotë e Ramosit:

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Kam punuar me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për t’u ndjerë sërish vetvetja, i udhëhequr nga objektivat që i vendos gjithmonë vetes.

Për fat të mirë, mund të them se këtë sezon po shijoj futbollin, klubin tim dhe një qytet të madh si Parisi.

Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që doja ta përmbushja. Do të ishte e pesta, por fatkeqësisht, do të më duhet ta shikoj nga shtëpia.

Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti, as pasioni im, as këmbëngulja, as mundi dhe përkushtimi, duke menduar 24 orë për futbollin.

Lexo edhe :  Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Kjo është ajo që unë ndiej dhe doja ta ndaja me ju.

Faleminderit të gjithëve për dashurinë, ka shumë sfida dhe synime për të përmbushur.

Shihemi se shpejti.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV