Asllani mohon zërat e largimit nga Interi: “Jam i kënaqur me numrin e minutave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Asllani nuk është paraqitur aq sa pritej për Interin që nga transferimi i tij, por shqiptari insiston se është i kënaqur me përvojën e deritanishme dhe mezi pret të përballet me Italinë.

Mesfushori u nënshkrua nga Empoli për një total prej 14.5 milionë euro në korrik, por ka bërë vetëm 12 paraqitje për gjithsej 312 minuta lojë.

Pavarësisht se ai u soll si zëvendësues për Marcelo Brozovic, Asllani u anashkalua përgjithësisht gjatë lëndimit të kroatit në favor të Hakan Calhanoglu.

“Unë jam një lojtar i ri, e di se ka lojtarë si Brozovic dhe Calhanoglu përpara meje dhe mund të mësoj shumë prej tyre. Jam i kënaqur me numrin e minutave që kam luajtur deri më tani, nuk është një situatë e lehtë”, deklaroi 20-vjeçari në një konferencë për shtyp.

Asllani u rrit në Itali si pjesë e akademisë së të rinjve të Empolit, por vendosi të luante futbollin e tij ndërkombëtar për Shqipërinë.

Ai pritet të startojë kur dy kombet të përballen në një ndeshje miqësore në Tiranë të mërkurën.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV