Miqësorja ndaj Shqipërisë, Kombëtarja Italiane bën ndryshime në listën e lojtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria luan një miqësore luksi ndaj Italisë më datë 16 nëntor teksa kuqezinjtë presin në stadiumin Air Albania, Kampionët e Europës.

Duke qenë se axurrët nuk janë të impenjuar për Botërorin e Katarit, trajneri Roberto Mancini nuk i ka kursyer disa prej yjeve të tij edhe pse qëllimi është t’i japë hapësirë të rinjve që janë afruar së fundmi në kombëtare.

Ndërkohë, lista e kombëtares italiane ka pësuar ndryshime teksa grupit i është bashkuar sulmuesi i Sassuolos, Andrea Pinamonti.Pinamonti: I lumtur që jam te Sassuolo, Interi nuk më dha asnjë shanc që të  dëshmoj veten time – Abc News

Nga ana tjetër, tre futbollistë kanë lënë grumbullimin në kampin axurr. Bëhet fjalë për Davide Fratessi, Gianluca Scamaça si dhe Bryan Cristante.

Ky i fundit do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majtë pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e Romës ndaj Napolit.

Mesfushori e kishte shtyrë ndërhyrjen, mirëpo testet e fundit treguan se operacioni duhej të kryhej sa më shpejt, ndaj Cristante e ka të pamundur të zbresë në ‘Air Albania’ me fanellën e Italisë.

Të fundit

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë...

Lajme të tjera

Web TV