Reagimi/ Basha bëhet “i gjallë”: Berisha, non grata me thes mashtrimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë javësh heshtje, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar dje duke sulmuar paraardhësin dhe pasardhësin e tij Sali Berisha, pasi ky i fundit aludoi se pas ndërtimit të Portit të Durrësit fshihet Rama dhe Basha. Sipas Bashës, “Trekëndëshi i Bermudës” është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë”.

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh këtë të hënë se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë të përfshirë në atë që opozita e quan “afera e Portit të Durrësit”. Fluksi i akuzave është shtuar nga ana e Berishës, duke e cilësuar investimin prej 3.2 miliardë dollarëve në Durrës si një aferë të madhe korruptive, pas të cilave fshihen kompani ofshore të lidhura me politikën në vend, duke përfshirë edhe Bashën. Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar Lulzim Basha. Ish-kreu i PD-së shkruan se sa herë Berisha kërkon të fshehë diçka hap thesin e mashtrimeve. “Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, shkruan Basha. Berisha e ka akuzuar disa herë Bashën se ka bashkëpunuar me Ramën, por kjo është hera e parë që emri i ish-kryetarit të PD përfshihet në debatet për ndërtimin e portit të ri në Durrës. Më parë Berisha ka akuzuar Ramën se pas marrëveshjes me kompaninë “Alabbar” fshihen disa serbë të lidhur me Aleksandar Vuçiç dhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Javën e kaluar, Parlamenti shqiptar miratoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për ndërtimin e portit të jahteve. Në marrëveshje, kompania pretendon se do të investojë 2 miliardë euro, për ndërtimin e portit, apartamenteve dhe hoteleve. Në marrëveshje, ndër të tjera, parashikohet një arkëtim prej 3,2 miliardë eurosh, 1,2 miliardë euro neto fitim. Gjithsej është parashikuar që të ndërtohen deri në 2,2 milionë metra katror sipërfaqe banimi, brenda vitit 2026. Të premten, Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një padi ndaj asaj që e cilëson si aferën e Portit të Durrësit. Nënkryetari Oerd Bylykbashi, njëherësh deputet i qytetit bregdetar, deklaroi se PD-ja kërkon nga Kushtetuesja të mos lejojë grabitjen e një pasurie publike, që sipas tij, i jepet kompanive offshore të lidhura me pushtetarët. Pas padisë, kryeministri Rama akuzoi opozitën se ka krijuar një “aleancë rublash” kundër projektit. “Është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV