“Mos e bëni seancën imam bajalldi”, Integrimi në BE përplas Dulen me Xhaçkën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka debatuar me ministren Olta Xhacka në lidhje me integrimin europian të vendit.

Dule tha se nëse nuk plotësohen kërkesat mund të detyrohemi që të bëjmë prapa kthehu në proces, ndërsa ministrja Xhaçka u përgjigj se deri tani nuk është marrë asnjë vendim për kthimin dhe pezullimin e liberalizimit të vizave.

Vangjel Dule: Integrimi, kryefjala e të gjithë debateve që mund të zhvillohen në Parlament, që prek fatet e vendit për kohët në vijimësi.
Lidhet me fatet në mënyrë të pazgjithshme të vendit e qytetarëve. Përgjegjësia as nuk mund e as nuk duhet të kufizohet në mandatet qeverisëse. Kemi një përvojë të hidhur 8 vjet radhaz ishin kandidat pa arritur të çelim negociatat.

Përgjegjësia ka emër individual dhe forca politike.
Procesi i negocimit nuk është më i pakthyeshëm, që do të thotë nëse nuk jemi në nivelin e kërkesave do të detyrohemi të bëhemi prapa kthehu.
A kemi ne kapacitetet e nevojshme negociuese?
Kemi një parti kapanon, një qeveri në formën e një Sekretariati teknik, drejtësi që ende nuk arrin të gjejë ritmin e dhënies së drejtësisë, media të kapur dhe që në çdo tentativë për të fituar lirinë gjendet nën agresionin e lirisë shtet.

Olta Xhaçka: Nuk ka pasur asnjë vendim për pezullim vizash. Nuk ka pasur asnjë iniciativë që lidhet me pozionin imagjinar të rikthimit të vizave e as më Shqipërinë e të metat e saj imagjinare që do të sillnin një përshkallëzim të tillë të situatës.

 

 

Dule: Mos e bëni drejtimin e seancën imam bajalldi. Jam në mënyrë të përsëritur duke ju lutur, përgjigjuni gjërave për të cilat pyeteni, jo atyre imagjinare. Metodë klasike e dalë bojë për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Të fundit

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet...

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lajme të tjera

Web TV