Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, akuzohet se ka vendosur 232 baste gjatë katër viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ivan Toney është një nga sulmuesit më të mirë në Premier League në dy vitet e fundit.

Sulmuesi i Brentford ka shkëlqyer, ku vetëm ndeshjen e fundit i vetëm mposhti kampionin Manchester City me dy gola 1-2.

Por anglezi po përballet me akuza të rënda për shkeljen e rregullave sa i përket basteve.

Ka qenë Federata Angleze e Futbollit (FA) që ka njoftuar se Toney akuzohet për 232 raste ku ka vendosur baste, gjë që është e ndaluar nga futbollistët profesionist.

Federata Angleze ka njoftuar se vënia e basteve nga Toney ka ndodhur midis 25 shkurtit të vitit 2017 deri më 23 janar të vitit 2021.

Gjatë periudhës në fjalë, Toney luajti për klubet e ligave më të ulëta se elita e futbollit anglez si Scunthorpe United, Wigan Athletic, Peterborough United si dhe Brentford.

26-vjeçari ka kohë deri më 24 nëntor për t’iu përgjigjur akuzave nga FA.

Nuk do të ishte hera e parë që një futbollist i njohur ndëshkohet për shkeljen e rregullave të basteve në Angli.

Në Dhjetor 2020, FA pezulloi Kieran Trippier për 10 javë për sigurimin e informacionit për të tjerët për të vënë bast në lëvizjen e tij nga Tottenham Hotspur në Atletico Madrid.

Joey Barton duhej të qëndronte jashtë për disa muaj, sepse ish-lojtari kishte vendosur rreth 1260 baste futbolli gjatë dhjetë viteve.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV