Gazetari arab ngre dyshime të forta: “Ndeshja hapëse e Botërorit është e trukuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së ish-presidentit të FIFA-s, Blaterit, se Katari bleu të drejtën për të organizuar Kupën e Botës, të tjera akuza vijnë për shtetin nga Lindja e Mesme.

Paratë janë e vetmja gjë që nuk mungon në Katar dhe duket se dëshirojnë ti përdorin sa më shumë për të pasur sukses. Një lajm i bujshëm vjen nga Amjad Taha.

Gazetari arab pretendon se lojtarët e Ekuadorit janë korruptuar për të lënë ndeshjen hapëse me rezultatin 1-0.

“Katari korruptoi 8 lojtarë të Ekuadorit me 7.4 milionë dollarë për të humbur ndeshjen hapëse (1-0, gol në pjesën e dytë). Pesë të brendshëm nga Katari dhe Ekuadori e kanë konfirmuar.

Shpresoj të jetë gënjeshtër. Shpresoj ta shpërndajmë këtë dhe të ndikojmë te rezultati. Bota duket ta kundërshtoje korrupsionin e FIFA-s”, shkruan Amjad Taha. Ende nuk dihet nëse ngjarja është e vërtetë, apo mbetet thjesht një pretendim nga gazetari arab.

Të fundit

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, janë shpallur...

7 kandidatët për kreun e BKH, intervistë para komisionit përzgjedhës

Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës. Më herët kandidatët janë njoftuar për të...

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar...

Vulosen zgjedhjet e 11 majit/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar. Në një intervistë Çupi u shpreh se opozitarët...

Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”

Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit...

Lajme të tjera

Web TV