Ndryshohet lista e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Armenisë, largohet Broja dhe dy sulmuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare ka rinisur sot përgatitjet për miqësoren e fundit të nëntorit, atë ndaj Armenisë që luhet më datë 19 nëntor në stadiumin “Air Albania” e që nis në ora 17:30.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja grupi ka zbritur në fushën e kompleksit Tropikal në orët e paradites për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, kryesisht me lojtarët që nuk u aktivizuan apo me ato që u aktivizuan vetëm pak minuta në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Italisë. Ndërsa lojtarët titullarë kanë zhvilluar një seancë të reduktuar me ushtrime dhe pa ngarkesa fizike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për miqësoren me Armeninë do të ketë sërish ndryshime në listën e kombëtares. Sulmuesi Armando Broja, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen me Italinë pas një problemi në kavilje, i është nënshtruar testeve mjekësore dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe stafin teknik, është konkluduar se ai nuk mund të jetë i gatshëm për miqësoren e së shtunës. Kësisoj, sulmuesi është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer pranë klubit të tij.

Sakaq, për ndeshjen e së shtunës nuk do të jenë të gatshëm as mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Myrto Uzuni, të cilët janë larguar gjithashtu nga grumbullimi. Të dy lojtarët do të rikthehen me klubet sipas akordit paraprak mes palëve pasi janë të impenjuar këtë fundjavë në ndeshjet e kampionateve respektive ku aktivizohen.

Sa i takon pjesës tjetër të lojtarëve aktualisht nuk ka probleme me dëmtimet, ndërkohë që skuadra do të zhvillojë të premten në ora 15:00 stërvitjen zyrtare në Tropikal para ndeshjes me Armenisë, kurse konferenca zyrtare për median me trajnerin Reja dhe një lojtar do të zhvillohet në ora 14:30 po në Durrës.

Të fundit

“Ndjesë që përkëdhela Ilir Vrenozin”, Rama: E ktheu në shfaqje porno-politike!

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 12-vjeçare nga...

“9 mijë euro metri te kulla e Zenit, do nxjerrin 6 mln e SHBA!”

Tek kulla që po ndërton Shkëlzen Berisha në qendër të Tiranës, kanë nisur shitjet. Aktivistja Evi Kokalari, me ironi shkruan se duan të nxjerrin 6 milionët...

VIDEO: Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit...

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV