Balluku reagon pas akuzave të Berishës: Po çjerr për Portin e Durrësit se aty ke…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas akuzave të PD-së për portin e ri të Durrësit. Ministrja shprehet se “po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013.”

Një koment ajo ka patur dhe për protestën e paralajmëruar nga opozita në ditën kur do të zhvillohet dhe samiti i BE-së teksa shprehet se “Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.”

REAGIMI I PLOTË:

Shqipëria drejt 🇪🇺Evropës, antishqiptaria në aksion. Kushdo që mund të ketë pasur qoftë edhe një fije dyshimi mbi veprimet e “non gratave”, në gjithë aktivitetin e tyre politik, tashmë e ka përpara syve provën e pakundërshtueshme të synimeve dhe qendrimeve antieuropiane.

🔴 Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.

🔴 Është një histori që ka nisur me grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive të këtij vendi kur ishin në qeverisje, siç është rasti i 5 HEC-eve shumë të rëndësishme për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që i falën për vlerën e TVSH. Pasojat e kësaj grabitjeje po i ndiejmë aq shumë në kushtet e krizës globale të energjisë. Sivëllezërit e rublave mbeten të njëjtë në synimet dhe aksionin e tyre për të goditur Shqipërinë dhe gjithë botën e vlerave demokratike perëndimore.

🔴 Po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013. Dhe sot po tenton të ngrihet nga varri politik dhe një herë për të shkatërruar këtë vend.
Po fati i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët është se nuk ka më fuqi rublash që mund t’i ngrejë nga varri politik këta lloj monstrash. Ata janë të destinuar të mbeten në faqet më të errëta të historise së këtij vendi dhe aspiratave më të mira të tij për t’u integruar në familjen europiane.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV