Lucas Hernandez: “Krenar që luaj në Botëror me vëllain tim, Theo duhet të luajë titullar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lucas dhe Theo Hernandez janë gati të luajnë Botërorin e parë së bashku. Didier Deschamps i përfshiu të dy mbrojtësit në listën e kombëtares franceze në Katar 2022, kompeticion ku “Gjelat” shkojnë si kampionët në fuqi.

26-vjeçari i Bayern Munchen fitoi Kupën e Botës katër vite më parë në Rusi, teksa shpreson që të festojë sërish në Katar bashkë me vëllanë e tij, i cili po shkëlqen me Milanin në Serie A. Lucas Hernandez ndjen emocione të forta për faktin që do të jetë në një ekip me vëllanë e vogël.

“Fakti që do të luaj një Kupë Bote bashkë me vëllanë tim në skuadër, është një ndjesi e pabesueshme. Më bën shumë krenar ky fakt, akoma nuk arrij ta besoj. Do të ishte bukur të luaja, por do të isha më i lumtur nëse do i takonte Theos të luantë si titullar”, deklaroi mbrojtësi i Bayern Munchen.

Franca është pjesë e grupit D bashkë me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë. Dy herë kampionët e botës zbresin në fushë të martën (22 nëntor) dhe përballë do të kenë kombëtaren e Australisë.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV